“Online”, studentët preferojnë rrethet


“Online”, studentët preferojnë rrethet

00:17 05/11/2020

Por sërish dhjetëra degë mbyllen, nuk ka numër të mjaftueshëm

Pandemia ‘mbush’ universitetet e rretheve. Sipas një studimi të Qëndresës Qytetare është rritur numri i studentëve të regjistruar në këto institucione. 

Pavarësisht se ka një shtesë të numrit të studentëve, sërish degët tradicionale rrezikojnë të mbyllen, sepse të rinjtë janë orientuar kryesisht në degët e infermierisë dhe mamisë. Po ashtu rritje kanë dhe degët 2-vjeçare të studimit.

Universitetet e rretheve vuajnë prej gati një dekade mungesën e studentëve në shumë programe studimi. Ndërkohë që shumë pak është bërë të përmirësuar situatën në këto institucione.

Performancë më të mirë, nga universitetet e rretheve sa i përket regjistrimeve e ka Durrësi, më pas renditet universiteti i Korçës, Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Më dobët, paraqitet Universiteti i Elbasanit pasi jo vetëm që nuk ka rritje të studentëve të regjistruar për këtë vit akademik, por ka rënie të numrit. Kjo ndoshta edhe për shkak se studentët nga Elbasani udhëtojnë çdo ditë në Tiranë. Në këtë institucion janë 20 degë që rrezikojnë mbylljen, nga 42 në total.

Klan Plus






Të ngjashme