E gjithë bota me sytë nga Amerika
Mediat ndërkombëtare ndjekin hap pas hapi numërimin e votave
Zgjedhjet presidenciale në SHBA gjithmonë gjykohen në arenën ndërkombëtare. Në fakt, vendimi i popullit amerikan çdo katër vjet mund të transformojë politikën e jashtme të vendit dhe qasjen e tij ndaj aleatëve dhe armiqve të tij.
Për këtë arsye në të gjithë botën i kanë kushtuar vëmendje të madhe dilemës, e cila vazhdon të mos jetë zgjidhur pasi numërimi i votave vazhdon. Rivali demokrat vijon që të ketë 224 vota elektorale dhe Trump 213.
Por si po shikohen këto zgjedhje në vendet e tjera? SHBA dhe Kina janë rivalë të vjetër, por duket se në Pekin nuk kanë një interes kaq të madh sa mund të mendohej.
Gjatë fushatave elektorale të dy kandidatët janë zotuar se do të krijojnë një marrëdhënie më të fortë me Pekinin. Mediat kineze i kanë cilësuar këto zgjedhje si përçarëse, të tensionuara dhe kaotike, të dëmtuar nga trazirat si protestat anti-racizëm dhe pandemia.
Mediat e Amerikës Latine po paraqesin veçanërisht suksesin e Donald Trump në Florida, i cili u rrit me mbështetjen e votuesve latino-amerikanë. Votat e Venezuelës, Kubës dhe ungjillorëve, po e ngrenë kurbën e votave për presidentin aktual.
Në Rusi, kanali shtetëror televiziv i lajmeve Rossiya 24 u ka bërë thjesht një mbulim shumë të vogël të zgjedhjeve. Kujtojmë se inteligjenca amerikane beson se Rusia u përpoq të manipulonte zgjedhjet e vitit 2016 në favor të Trump, një akuzë që Moska e ka mohuar në mënyrë të përsëritur. Vendet e tjera evropiane po e shikojnë me skepticizëm këto votime pasi thuhet se ato mund të mos prodhojnë asnjë fitues.
Klan Plus