Policia rrugore në Librazhd aksione në rrugë – (7 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sektori i qarkullimit rrugor në Librazhd, ka nisur punën me rregulla të forta. Në aksionet e saj, policia rrugore e këtij qyteti ka kapur dy raste që transportonin kurd, një për prostitucion dhe tre mjete të vjedhura të cilat janë bllokuar. Për vitin 2000, janë vënë mbi 6 mijë gjoba. Jo vetëm kaq, po në saj të punës së policisë është arritur të ulet numri i aksidenteve.
Patrulla lëvizëse për kontroll janë ngritur në rrugën e Librazhd-Qafë Thanë. Për periudhën e dimrit është hartuar një plan i përbashkët me drejtorinë e mirëmbajtjes së rrugëve, për pajisjen e tyre me sinjalistikën e tyre. Shefi i qarkullimit Zhivko Grazhdani thotë:
Zhivko Grazhdani:- “Vështirësitë e rrugës janë të mëdha, pasi rruga Librazhd-Qukës është në rikonstruksion të plotë, mungojnë sinjalistikat, ku gjatë punimeve ka pasur edhe bllokim të tyre, por policia rrugore ka qenë gjithmonë e impenjuar për të bërë detyrat më së miri, duke qenë në gatishmëri pranë punimeve të firmës Mavrova dhe mos bllokimit të rrugës”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti