Nis gara për operatorin e dytë të telefonisë celulare – (8 Janar 2001)


Nis gara për operatorin e dytë të telefonisë celulare – (8 Janar 2001)

11:22 08/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sot në Entin Rregullator të Telekomunikacionit janë dorëzuar zarfet për vlerësimin teknik, për operatorin e dytë të telefonisë lëvizëse. Nga katër kompani që kishin shfaqur kërkesën, sot janë paraqitur tre, dy kompani turke dhe një greke, Fintu Holdin, Rumeli Telecom dhe Vodafon.

Komisioni i vlerësimit të ofertave nga nesër, do të nis shqyrtimin e ofertës teknike sipas kritereve, mbulimin, investimet etj. Sipas tyre kjo fazë do të zgjasë një javë dhe pas saj do të dalë raporti për tre kompani. Ajo kompani që ka fituar më pak se 70 pikë skualifikohet dhe nëse kompanitë kanë mbi 70 pikë, do të vazhdojnë konkurrimin, duke u proceduar me hapjen e zarfeve financiar.

Enti Rregullator i Telekomunikacionit, do të nxjerr raportin me renditjen e kompanive dhe shpallja e fituesit do të bëhet nga Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme