Europa e shqetësuar për uraniumin e varfëruar në Kosovë – (8 Janar 2001)


Europa e shqetësuar për uraniumin e varfëruar në Kosovë – (8 Janar 2001)

13:45 08/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndërsa presioni i Italisë dhe Francës dhe vendeve të tjera evropiane, për uraniumin e varfëruar apo sindromën e Ballkanit rritet, NATO dhe BE, nesër do të zhvillojnë në Bruksel një takim për të shumëpërfolur sindromën e Ballkanit. Po nga terreni deri tani nuk vjen asnjë rezultat konkret.

Shefi i grupit të shkencëtarëve portugez, që dje ka nisur të studiojnë ujin, perimet dhe tokën e Kosovës thotë: “ne nuk kemi ende asnjë rezultat konkret, për faktin që këtu mungojnë edhe regjistrimet e të sëmurëve dhe nuk mund të vërtetojmë nëse ka lidhje mes uraniumit të varfëruar dhe të sëmurëve me leucemi apo çdo gjë është e rastësishme”.

Veç Portugalisë, në Kosovë pritet të dërgojë një grup shkencëtarësh dhe Greqia, e cila ka 1400 trupa në Jugosllavinë jugore. Italia dhe Franca vazhdojnë të ngrenë me të madhe sëmundjen e ushtarëve të tyre nga uraniumi i varfëruar./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme