Greva në Paskuqan, grevistët presin të zgjidhet çështja e energjisë elektrike – (8 Janar 2001)


Greva në Paskuqan, grevistët presin të zgjidhet çështja e energjisë elektrike – (8 Janar 2001)

15:12 08/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Vazhdon edhe sot greva e urisë e 12 përfaqësuesve të kodrës së kuqe në komunën e Paskuqanit. Sipas premtimeve të bëra, sot do të instalohen në këtë lagje dy transformatorë nga filiali elektrik dhe grevistët së bashku me banorët presin me padurim ardhjen e tyre. Ndërkohë kryetari i komunës së Paskuqanit Osman Pëllumbi, pas kontakteve që ka pasur me filialin elektrik thotë:

Osman Pëllumbi:- “Sot pas dite do të vijnë dy transformatorët dhe do të vazhdohet nga puna menjëherë”.

Nëse dy transformatorët, do të mbërrijnë në orët e pasdites kjo do të shënojë dhe përfundimin e grevës së urisë dhe zgjidhjes në mënyrë përfundimtare të problemit të energjisë elektrike për këtë zonë./tvklan.al






Të ngjashme