PD: Buxheti 2021, Rama tallet sërish me shqiptarët
“Paratë do të shkojnë për tendera luksi dhe PPP”
Partia Demokratike e cilësoi një gënjeshtër të madhe elektorale projekt-buxhetin e 2021 të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama në parlament. Ky buxhet sipas tyre nuk ofron rritje apo zhvillim, por i çon paratë e shqiptarëve në pak njerëz.
“Janë 120 mln euro për PPP, 38 mln euro për tendera rehatie të zyrave qeveritare apo dhe 1.7 mld euro që janë vetëm 7 projekte të reja të panevojshme në këtë vit të vështirë dhe delikate”.
Qesharake e cilëson opozita edhe premtimin e kryeministrit për shëndetësisë falas.
“Në një vit qytetarët paguajnë mbi 400 milionë euro në sistemin shëndetësor privat, sepse Edi Rama vetëm e përkeqësoi gjendjen në spitalet publike, duke i çuar paratë tek koncesionet e tij korruptive”.
Ish-deputetja Tabaku akuzoi se ky buxhet nuk do të ketë as rritje pagash dhe as ulje taksash.
Tv Klan