Ndryshojnë taksat e regjistrimit për pasuritë e paluajtshme – (8 Janar 2001)


Ndryshojnë taksat e regjistrimit për pasuritë e paluajtshme – (8 Janar 2001)

19:36 08/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Taksa për kalimin e së drejtës së pronësisë, për pasuritë e paluajtshme ka ndryshuar. Ligji i ri i miratuar në parlament, që muajin e kaluar është ndryshuar për të shmangur deri diku, abuzimet e vlerave fiktive të regjistrimeve të pasurive siç janë apartamentet dhe trojet. Për këtë Jordan Bulku, jurist i sistemit të regjistrimit sqaron:

Jordan Bulku:- “Është një mijë lekë për metër katror është sipërfaqja e banimit, kurse për ato që janë të destinuara për biznes është dy mijë lekë për metra katror, ky është ndryshimi. Kurse tarifat e tjera janë siç kanë qenë”.

Por ligji pavarësisht se është miratuar ende nuk ka filluar zbatimi në zyrat e hipotekës, pasi pritet udhëzimi i detajuar nga Ministria e Financave. Regjistrimi i pasurisë bëhet në varësi të periudhës se kujt i përket ndërtimi. Nëse taksa deri tani shkonte maksimalisht 2800 lekë të reja për çdo apartament, me ligjin e ri ajo përllogaritet dy mijë lekë të reja për metër katror për kryeqytetin dhe 500 lekë të reja për bashkitë e qytetet e tjera të vendit./tvklan.al






Të ngjashme