Përfundon greva e urisë në Paskuqan – (9 Janar 2001)


Përfundon greva e urisë në Paskuqan – (9 Janar 2001)

12:17 09/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ka përfunduar sot në orën 16 të pasdites, greva e urisë së 12 grevistëve përfaqësues të banorëve të kodrës së kuqe në komunën e Paskuqanit. Greva përfundoi pas ardhjes këtu të kryetarit të komunës zotit Osman Pëllumbi. Një ditë më parë nga filiali elektrik, ishin sjellë shtyllat e korentit, ndërkohë që po sot në mesditë këtu erdhën dhe transformatorët me fuqi 400 kw secili.

Grevisti:- “Ne vendosëm t’i japim fund grevës së urisë, pasi bëmë një takim me zotin Osman Pëllumbi, kryetari i komunës, ku ramë dakord me të gjitha kërkesat dhe pikat e parashtruara. Falenderojmë grevistët, falenderojmë popullin që na mbështeti, falenderojmë komunën, prefekturën dhe gjithë ata që u solidarizuan me ne”.

Grevistët kanë rënë dakord me kryetarin e komunës, për zgjidhjen e të gjithakërkesave të tyre. Sipas marrëveshjes, do të fillojë puna për instalimin e dy kabinave me transformatorët, ndërsa për problemin e ujit, do të jepet përgjigja pas datës 14 Janar, kur të kthehen nga Franca përfaqësues e firmës franceze, të cilët kanë bërë instalimit e ujësjellësit për këtë lagje. Po kështu do të hapet shkolla fillore provizore dhe një dhomë për qendrën shëndetësore./tvklan.al






Të ngjashme