Rama në shkollën e rindërtuar nga tërmeti në Durrës
Gjithsej 31 objekte arsimore janë pjesë e projektit të rindërtimit
Rreth 711 nxënësit e shkollës “Shaqe Mazreku” në Durrës, një vit nga tërmeti shkatërrimtar kanë tashmë ambiente të reja dhe me kushte më të mira.
I shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot nga afër ambientet e kësaj shkolle.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u shpreh se në Durrës janë 31 shkolla që do të përfitojnë nga programi i rindërtimit, 12 prej të cilave përfundojnë brenda këtij viti.
Me 24 klasa, laboratorë, palestër, bibliotekë dhe ambiente të tjera shërbimesh, punimet për rindërtimin e shkollës “Shaqe Mazreku”, përfunduan brenda 6 muajsh.
Tv Klan