Reformatorët konfirmojnë ftesën e Pollos në mbledhjen e EDU – (9 Janar 2001)


Reformatorët konfirmojnë ftesën e Pollos në mbledhjen e EDU – (9 Janar 2001)

15:53 09/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Reformatorët kanë nxjerr sot zëdhënësin e tyre për të paraqitur, ftesën e pjesëmarrjes në mbledhjen e 11 Janarit në Berlin të EDU-së dhe PPE. Ashtu si Berisha autorizoi dje zëdhënësin për të bërë publike ftesën edhe zoti Pollo nuk preferoi të dilte vetë para gazetarëve. Kështu Pollo e Berisha që pas ndarjes përfundimtare rreth një vit më parë do të jenë në Berlin përballë njëri-tjetrit.

Sipas reformatorëve, partitë motra evropiane janë konsultuar me ta për të ftuar Berishën në konferencë. Ndërsa selia blu mohon në mënyrë të prerë ftesën drejtuar Pollos. Sipas tyre ftesa e paraqitur prej reformatorëve është një falsifikim i shëmtuar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme