Rriten me 10 % pagat për ushtarakët dhe policët – (10 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, duke filluar nga data 1 Janar e këtij viti do të ketë një rritje page prej 10% për të gjithë ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Rendit Publik. Ky vendim i qeverisë bëhet në vazhdën e përmirësimit të kushteve të jetesës të ushtarakëve dhe policëve, që janë në mbrojtje të ligjit dhe qytetarëve.
Kështu rritja e pagës në varësi të gradave të oficerëve do të variojë nga një mijë lekë e lartë. Ndërkohë në buxhetin e shtetit 2001, të miratuar nga kuvendi, përveç kësaj rritje ushtarakët do të kenë një rritje tjetër page në 1 Korrik të këtij viti./tvklan.al