Akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK, Rama: Pse Berisha votoi pro raportit të Dick Marty?


Akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK, Rama: Pse Berisha votoi pro raportit të Dick Marty?

14:47 07/11/2020

Ngritja e akuzave ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duket se ka shkaktuar debat të brendshëm politik në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar gishtin nga ish-Kryeministri Sali Berisha, duke e pyetur përse ka votuar raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, të njëjtin raport mbi të cilin bazohen akuzat e Gjykatës Speciale për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e të tjerëve.

Akuza ka bërë edhe ndaj Ilir Metës e Lulzim Bashës.

Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor”, shkruan në Twitter Kryeministri Edi Rama.  /tvklan.al






Të ngjashme