Rakacolli:Rritja e numrit të testimeve vonon përgjigjet
“Situata e COVID në Shqipëri më e lehtë se në Europë”
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në Tv Klan ka pranuar problemin e vonesës së përgjigjeve për personat e testuar për COVID. Rakacolli tha se nevoja për teste është rritur e kjo ka çuar dhe në vonesa.
“Rritja e numrave të personave pozitiv ka çuar në një rritje të marrjes së tamponit ndaj dhe ndodhin vonesat, çdo person që identifikohet pozitiv duhet që të ketë dhe teste për njerëzit që e rrethojnë. ISHP po punon çdo ditë, po ka një lloj prioriteti për të marrë përgjigje”
Zgjidhje e kësaj situate pritet të jetë shtimi kapaciteteve laboratorike dhe testi i shpejt.
“Do të vijnë dhe testet e shpejta, po shtohen dhe kapacitetet dhe do të hapet laboratori tjetër”.
Rakacolli u shpreh se situatë e COVID në vend po ecën sipas parashikimeve të ekspertëve
“Ne kemi thënë që situata që situata është rënduar, por nuk kemi thënë që kjo situata nuk është parashikuar. Kjo po shkon njësoj si në të gjithë botën. Janë rritur numrat e të prekurve, por ajo që doja të thoja për qytetarët që kemi më pak raste se në Evropë”.
Situata aktuale referuar rasteve të reja ditore po vlerësohet nga Komiteti i Eksperteve të cilët do të vendosin edhe në lidhje me masat që duhen marrë.
Tv Klan