730 infektime ditore me Covid në Kosovë
Humbin jetën 11 qytetarë
Vijon të rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Në 24 orët e fundit nga 1.794 mostra të marra janë konfirmuar si pozitiv me Covid plotë 730 persona, numri më i lartë ky që prej nisjes së pandemisë.
Prishtina është konfirmuar sërish si vatra më e nxehtë e përhapjes së virusit me 312 raste të reja dhe pas saj vjen Ferizaj me 73 infektime.
11 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid, duke çuar në 755 numrin total të viktimave në Kosovë.
Tv Klan