Rikonstruktohet Banka e Kursimeve në Fier – (11 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
26 milion lekë të reja janë dhënë për rikonstruksionin e Bankës së Kursimeve në Fier, qendrës dhe dy agjencive të saj, një në qytet dhe tjetra në Patoz. Ndërsa për agjencinë e Fierit dhe Patozit, ka mbaruar rikonstruksioni me një fond prej 5 milion lekësh secila, për Bankën e Kursimeve qendër, rikonstruksioni ka filluar që në Tetor me një fond prej 16 milion lekësh.
Procedurat e tenderimit janë kryer nga drejtoria e përgjithshme e cila ka edhe kompetencën, ndërsa punimet po kryen nga një firmë nga qyteti i Vlorës. Sipas kontratës së nënshkruar me Bankën e Kursimeve Fier, kjo firmë do të përfundojë punimet brenda 5 muajve. Më fillimet e këtij rikonstruksioni Banka e Kursimeve me një pamje krejt të re, e cila do të përmirësojë edhe shërbimin në bankë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego