Digjet transformatori në Durrës, lagja zhytet në errësirë – (11 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
60 familje pa energji elektrike për disa ditë me radhë. Bëhet fjalë për disa pallate në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit, transformatori i të cilave është djegur. Sipas drejtorit të filialit të KESH-it të Durrësit transformator të tjerë për ta zëvendësuar nuk ka. Megjithatë një zgjidhje është gjetur, për pajisjen e kësaj zone me transformator, do të bëhen 4 lëvizje në katër zona të rrethit.
Sipas inxhinierëve elektrik, kjo ndodh për faj të ngarkesës së madhe, si dhe për arsye se transformatorët në përdorim, janë tepër të vjetër dhe të konsumuar. Në momentin që vijnë dritat, pas shumë orë ndërprerje, ngarkesa në rrjet është maksimale. Ndërkohë, filiali i KESH-it të Durrësit, policia elektrike dhe forcat e rendit në tre muajt që do të vijnë, do të përfshihen në një aksion intensiv, për vjeljen e parave./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori