Autori Luan Omarit promovon librin “Sistemi parlamentar” (12 Janar 2001)
Në sallën e Akademisë së Shkencave u promovua libri i Luan Omarit “Sistemi parlamentar”. Në këtë libër autori bën një vështrim historiko-juridik të lindjes dhe revolucionit të parlamentarizmit në botë ku përshkruhet me gjërësi Anglia si atdheu i parlamentarizmit.
Së dyti përshkruhet jeta parlamentare në Shqipëri duke filluar nga demokracia parlamentare në shtetin shqiptar të rimëkëmbur të viteve ’20 dhe ’24, parlamenti fiktiv të viteve ’35 dhe ’39, zhdukjen e parlamentarizmit në vitet 1939 dhe 1991 dhe rilindja e parlamentarizmit në ditët tona.
Autori në këtë libër jep idenë se në të gjitha vendet demokratike dhe pluraliste, parlamenti është institucioni më i rëndësishëm dhe strumbullari i jetës politike./tvklan.al