Hoti takon Osmanin: Do bashkëpunojmë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani. Pas takimit me Osmanin, në një deklaratë për mediat Hoti tha se janë dakordësuar që të konsultohen në vazhdimësi në menaxhimin e situatës së krijuar në vend pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi.
Më tej kreu i qeverisë tha se forcat politike tani duhet të bëhen bashkë, për të gjetur zgjidhje e të japin mesazhin e maturisë së institucioneve të Kosovës.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit, u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate, për të çuar mesazhin e qartë, për të cilin jam shumë i interesuar, që pavarësisht zhvillimeve politike, proceseve në të cilat kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së Presidentit të vendit.
Forcat politike tash duhet të bëhen bashkë, për të gjetur zgjidhje, të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të Kosovës për të iu dalë në ndihmë qytetarëve edhe me pandeminë edhe me problemet ekonomike që vinë prej saj”, ka deklaruar Hoti./tvklan.al