Hidrocentrali i Gjançit në Korçë, jashtë funksionit – (11 Janar 2001)


Hidrocentrali i Gjançit në Korçë, jashtë funksionit – (11 Janar 2001)

11:47 11/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është hidrocentrali i Gjançit në Korçë, me kapacitet tre mijë kilovat/orë, por dhe pse në gjendje të mirë teknike, nuk punon pasi ka avari tuneli, që i sjellë ujin e rezervuarit. Me një investim të Bankës Botërore, në tunel po punohet për një ribetonim, por kalendari i punimeve është zvarritur dhe kjo ishte koha më optimale e mbushjes së rezervuarit të Gjançit.

Prefekti Ben Blushi, i ka kërkuar firmës ndërtuese të avancojë punimet. Ky hidrocentral, që gjatë tre viteve të fundit ka prodhuar 10 milion kilovat/orë energji elektrike është lidhur me sistemin elektrik të pompave të ujësjellësit të qytetit të Korçës. Më tej uji i rezervuari i Gjançit, mund të përdoret për ujitjen e pesë mijë hektarëve të fushave të Korçës e Maliqit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme