PD konteston ndryshimet në Ministrinë e Rendit – (11 Janar 2001)


PD konteston ndryshimet në Ministrinë e Rendit – (11 Janar 2001)

15:41 11/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike, ka kontestuar sot, ndryshimet më të fundit në dikasterin blu. Sipas deputetit Shaban Memia, këto ndryshime bëhen për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj ministrie. Memia ka gjetur rastin që të rikthejë edhe njëherë në skenën politike, idenë e PD, për paktin për rendin.

Shaban Memia:- “Në mendojmë që Shqipëria vazhdon të jetë peng përsëri, qoftë e krimit ordiner dhe në mënyrë të veçantë atij krimit të organizuar, që lidhen me trafiqet dhe krimin ekonomik dhe duke i parë në këtë rrafsh edhe ndryshimet e lëvizjeve, këto nuk janë gjë tjetër vetëm riqarkullim i atyre individëve apo personave që janë përgjegjës për këtë situatë. Kjo është në të njëjtën linjë të përplasjeve të klaneve dhe për të futur nën kontroll linja dhe zona influence, ku kanë interesa trafiqet, krimi ekonomik dhe krimi i organizuar”.

Gazetarja:- Çfarë propozoni ju konkretisht?

Shaban Memia:- “PD dy vjet më parë ka ofruar paktin për rendin, i cili në përmbajtjen e tij është një strategji e tërë dhe një marrëveshje mes gjithë forcave politike, për të bërë një ristrukturim dhe për ta ndarë shtetin nga krimi./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme