Takimi Poçi – Rama, investimet për Tiranën – (11 Janar 2001)


Takimi Poçi – Rama, investimet për Tiranën – (11 Janar 2001)

20:05 11/01/2001

Lajme Arkiva -TV Klan 2001

Fonde më shumë për infrastrukturën e qytetit. Janë rreth 300 milion lekë të reja të dhëna nga Ministria e Punëve Publike, për Bashkinë e Tiranës, nga të cilat 80 milion lekë të reja, sipas projekteve do të shfrytëzohen për asfaltim. Për këtë arsye, si edhe për të diskutuar mbi projektet konkrete ku do të shkojnë këto para, ministri Poçi ka thirrur sot në një takim kryebashkiakun Rama, si edhe përfaqësues të bashkisë.

Gjatë takimit u diskutua problemi i gjendjes aktuale në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të cilën kryebashkiaku Rama, sugjeroi nevojën e menjëhershme të një strategjie, që mund të fillojë nga qendra e Tiranës, si në rrugë, ashtu edhe në trotuare./tvklan.al






Të ngjashme