Kryetari i PD Berisha në konferencën e EDU-së në Berlin – (11 Janar 2001)


Kryetari i PD Berisha në konferencën e EDU-së në Berlin – (11 Janar 2001)

21:08 11/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka marrë fjalën sot në mbledhjen e Partive Demokratike Europiane në Berlin. Ndër të tjera ai është ndalur më gjerësisht tek manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri, vjedhja e votës së lirë, si dhe ka hedhur një lum akuzash kundër qeverisë aktuale. Drejtuesi i seancës, kryetari i EDU-së i ka tërhequr vëmendjen zotit Berisha se nuk ishte kjo tema e konferencës.

Berisha nuk ka përfillur këtë vërejtje, por ka vijuar diskutimin e tij në të njëjtën linjë, atëherë drejtuesi i seancës i ka hequr të drejtën e fjalës, duke i ndërprerë zërin e mikrofonit. Ndërkohë burimet zyrtare të PD, deklaruan se fjalimi i Berishës, ishte pritur me duartrokitje në këtë konferencë.

Në Berlin ka filluar sot gjithashtu edhe mbledhja e Partive Popullore Europiane, në të cilën diskutohet për të njëjtin qëllim. Në këtë konferencë merr pjesë një delegacion i reformatorëve të PD, i përbërë nga Genc Pollo, Tomor Dosti dhe Nard Ndoka./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme