Kostumi i bardhë i Kamala Harris, sa për një mijë fjalë
Sapo u shpall fitorja dhe zëvendësja e parë presidente femër për Amerikën shkeli skenën e Willmington, Delaware, të shtunën mbrëma, rrjetet sociale gumëzhinin për guston e saj në veshje.
Pavarësisht se fjalimi pranues do të mbetet padyshim në mendjen e çdokujt për frymëzimin që i dha grave në Amerikë dhe kudo në botë, përsëri më i komentuari mbeti kostumi i bardhë që Harris mbante veshur. Sepse përforconte idenë e unitetit dhe emancipimit, për të cilin ajo fliste.
Atë natë, Harris atribuojë gratë paraardhëse, duke thënë“unë qëndroj në shpatullat e tyre”, referuar grave që luftuan për të drejtat e votës, në fillim të shekullit 20, apo gjeneratës së re që i vuri në zbatim këto të drejta javës që kaloi.
Ngjyra e bardhë përherë është lidhur me lëvizjen e votës për gruan dhe simbolizon pastërtinë morale, bashkangjitur ngjyrës së gjelbër që përfaqëson shpresën dhe lejlasë që përfaqëson dinjitetin. Gjithashtu sinjalizon paqen.
Por mesa duket e shtuna mbrëma nuk ishte vetëm për të drejtën e votës. Kamala Harris është e para grua me ngjyrë në histori, si dhe e para nga Azia Jugore që përzgjidhet Zëvendëspresidente. Ajo eci nën gjurmët e Shirley Chisholm, e cila gjithashtu veshi kostum të bardhë kur u zgjodh në Kongres si gruaja e parë me ngjyrë në 1968.
Ajo ndoqi gjurmët e Geraldine Ferraro, që gjithashtu veshi kostum të bardhë kur mori rolin e krahut të djathtë të Qalter Mondale, në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984. Ajo ndoqi gjurmët e Hillary Clinton, që veshi kostum të bardhë kur pranoi nominimin për presidente nga demokratët në 2016.
Përzgjedhja e kësaj veshje nga Harris ishte gjest solidariteti, për të gjitha gratë që sfiduan çdo pritshmëri për politikën amerikane. Demonstroi se fakti që Harris ishte e para që u përzgjodh Zëvendëspresidente, nuk e bënte atë përjashtim, por përkundrazi, vazhdimësi të harkut moral i cili po përkulet avash-avash.
Këmisha me fjongo para e Kamala Harris gjithashtu mbante peshë historike. Pasi i referohet veshjes së Margaret Thatcher, gruas së parë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila në një parlament të mbushur me burra, mori postin e Kryeministres në 1980.
Dhe mesa duket, veshjet e Harris përherë do të sjellin komente dhe diskutime. Ajo ka mundësinë të krijojë një pikë referimi për çdo vajzë apo grua që ndjek hapat e saj. Sepse siç tha dhe në fjalimin e saj: “Ndërkohë që mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit.”
Por Harris i ka ofruar publikut edhe anën e saj praktike, sidomos dashurinë për atletet Converse. Llogaria e saj në Instagram ka shumë foto të saj me pantallona të zeza, një video e publikuar fill pas fitores, e tregon atë me kostum sportiv teksa feston fitoren në telefon. Ky moment është kritik dhe i domosdoshëm për median sociale, pasi e zhvesh nga luksi.
E teksa shumë gra në botën e politikës, kanë lënë përshtypje me veshjet e tyre, nuk mund të mohohet se fuqia e veshjes nuk anashkalohet dot kurrë.
Në momentet më kritike të botës, shumë femra kanë përqafuar simbolika të pafolura, si kryeministrja e Zelandës së Re që veshi hixhab si shenjë solidariteti për viktimat e sulmit terrorist në xhaminë e Zelandës së Re, apo Alexandria Oscasio Cortez që vuri buzëkuq të kuq për të sfiduar seksizmin.
Dhe të shtunën, Kamala Harris jo vetëm që e dëshmoi sesa e vetëdijshme është për fuqinë që ka, por edhe tregoi se nuk ka frikë ta shfrytëzojë atë.//tvklan.al