Kontradiktat mes dy liderëve republikan Godo dhe Mediu – (11 Janar 2001)


Kontradiktat mes dy liderëve republikan Godo dhe Mediu – (11 Janar 2001)

22:10 11/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bëhet publike kontradikta mes dy liderëve republikan, Sabri Godo dhe Fatmir Mediu, shkak për këtë është bërë deklarimi i Godos, se do të marrë pjesë në grupin parlamentar, që pritet të krijohet me iniciativën e reformatorëve të PD.

Rapublikani Sabri Godo:- “Unë nuk jam iniciatori i kësaj. Unë isha gati të aderoja në të. Më dukej një lëvizje e mirë, megjithëse në të vërtetë koha që mbetet është e shkurtër, por gjithsesi kjo do të ishte një presion më tepër mbi kuvendin, për të dëgjuar gjithë zërat e opozitës”.  

Por sipas kryetarit republikan Fatmir Mediu, Godo nuk ka pyetur strukturat e partisë.

Fatmir Mediu, Kryetar i PR:- “Nën përgjegjësinë politike brenda një partie politike, gjërat diskutohen në kryesi dhe në asamblenë kombëtare, për të arritur në një lëvizje më logjike të të gjithë veprimtarisë politike të Partisë Republikane. Përsa i përket krijimit të këtij grupi parlamentar, ka një kohë shumë të limituar, që nuk do të bënte të mundshme asnjë lloj ndryshimi. Kurse e treta që është më shqetësuesja është që ky grup parlamentar pretendon që do të bëjë ndryshime të mundshme në kodin zgjedhor apo në KQZ, nëpërmjet kompromisit me socialistët”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme