PD rinis protestat antiqeveritare në sheshin “Skënderbej” – (13 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Demokratike do të fillojë nesër mitingjet në sheshin “Skënderbej” dhe protestat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas krerëve demokrat mitingu i mesditës së nesërme, organizohet në përkujtim të 29 mujorit të varrimit të deputetit Azem Hajdari, si dhe në mbrojtje të votës së lirë.
Kështu Partia Demokratike, do të rinisë protestat e vazhdueshme të ndërprera me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, madje tashmë demokratët do të dalin në shesh dy herë në ditë, në orën 11 paradite dhe në orën 5 pasdite. Sipas deputetit Shaban Memia, protestat do të jenë në të njëjtën orë edhe në qytetet kryesore të vendit, deri në gjunjëzmin e qeverisë aktuale./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego