“Ekipi i ëndrrave”, çifti turk që zbuloi vaksinën kundër Covid-19


“Ekipi i ëndrrave”, çifti turk që zbuloi vaksinën kundër Covid-19

21:20 10/11/2020

Gara globale për të gjetur një vaksinë kundër Covid-19 bëri një hap përpara dje kur kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech pretenduan se vaksina e tyre eksperimentale është 90 përqind efektive.

Mjekët Ugur Sahin dhe Oezlem Tuereci, të cilët janë lidhur bashkë me dashurinë e tyre për kërkimet mjekësore, janë çifti i martuar që gjenden prapa zbulimit të vaksinë Covid-19.

Burri dhe gruaja miliarderë janë aq të përkushtuar në kërkime saqë kaluan ditën e dasmës së tyre në laborator për të prodhuar vaksinën kundër Covid që u jep shpresë miliona njerëzve.

Sahin erdhi si një njeri i thjeshtë nga Turqia, i cili me vonë do të ndërtonte dy kompani dy miliardë dollarëshe, megjithatë ai ende udhëton për punë me biçikletën e tij.

Tani mjeku ‘modest’ 55-vjeçar është shef ekzekutiv i një firme gjermane të bioteknologjisë dhe gruaja e tij Oezlem Tuereci, 53 vjeçare është vajza e një mjeku turk dhe anëtare e bordit të BioNTech. Sahin dhe Tuereci po vlerësohen si “ekipi i ëndrrave” prapa shpresave të njerëzimit në botë për një vaksinë kundër Covid./tvklan.al






Të ngjashme