Librazhd, festohet 88-vjetori i krijimit të policisë – (14 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Edhe në qytetin e Librazhdit u festua 88-vjetori i krijimit të policisë. Ceremonia u krye në komisariatin e këtij rrethi, ku së pari u ekzekutua himni kombëtar, që u shoqërua me ngritjen e flamurit. Fjalën e hapjes e mbajti shefi i komisariatit Fatbardh Tepelena. Më pas u lexua betimi i ri i policisë së shtetit, i cili u firmos nga i gjithë efektivi i komisariatit. Në këtë festë ishin të ftuar veteranë dhe ish-punonjës të policisë./tvklan.al