“Kujdes me infektimin e fëmijëve”
Pediatrët: Simptomat e Covid mund të jenë si të gripit stinor
Fëmijët nuk janë të paprekshëm nga Covid-19. Madje një pjesë e tyre kanë marrë shërbim spitalor. Sipas mjekëve pediatër është shtuar numri i fëmijëve që kanë shfaqur komplikacione nga Covid-19 dhe moshat e tyre variojnë nga 2 muaj deri në 14 vjeç.
Sipas mjekëve pediatër, fëmijët e hospitalizuar me prekje të pulmoneve shpesh vuajnë dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, për këtë arsye ata janë në gjendje më të rënduar.
Fatmirësisht në vendin tonë ende nuk ka nisur qarkullimi i gripit sezonal, pasi situata me nisjen e gripit mund të përkeqësohet.
Shefja e shërbimit infektiv, Gjeorgjina Kuli u bënë apel prindërve për kujdes të shtuar, si për veten dhe për fëmijët dhe në momentin që kanë simptoma të qëndrojnë të izoluar në mënyrë që të mos ketë përhapje të Covid-it, por edhe në gripit.
Klan Plus