33-vjeçarja sulmohet sepse gjeti punë: Babai më ndiqte dhe…
Një e re 33-vjeçare afgane është goditur në sy pasi punonte. Ky nuk është sulmi i parë i bërë ndaj grave muajt e fundit në këtë vend. Khatera, punoi si oficere policie për provincën e Ghazni rreth tre muaj përpara incidentit që e la atë të verbër.
Autoritetet lokale dhe vetë ajo, pretendojnë se pas gjithë kësaj fshihen talebanët. Sulmi u krye nga tre burra. Një zëdhënës për talebanët mohoi përfshirjen e grupit në këtë sulm dhe shtoi se është çështje familjare.
Babi i Khatera-s, që mësohet se nuk e ka miratuar faktin që ajo punon, u mor në pyetje pas sulmit, tha policia.
“Sa herë që shkoja në punë, shihja babin që më ndiqte. Ai gjeti kontaktet e talebanëve në zonat përreth dhe u kërkoi atyre të më ndalonin mua së shkuari në punë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ajo vijoi se i ati i kishte dhënë një kopje të kartës së saj të identitetit dhe shtoi se ditën e sulmit ai e kishte telefonuar shumë herë dhe e pyeste për vendndodhjen.
Khatera tashmë fshihet në Kabul dhe nuk ka më kontakt me familjen, pasi ata e fajësojnë për arrestimin e të atit. Ajo shpreson që një ditë shikimi i saj të kthehet.
“Nëse është e mundur, unë dua të më rikthehet shikimin mbrapsht dhe të vazhdoj aty ku e kam lënë me punën për t’i shërbyer policisë përsëri”, tha Khatera./tvklan.al