Gjykata e Tepelenës nis gjykimin për vrasësit e oficerëve të Divizionit Labëria (12 Janar 2001)
Në Gjykatën e Tepelenës ka filluar gjykimi i çeshtjes penale në ngarkim të të pandehurve Ilir Gjerko, Pëllumb Çela, Leonard Ruçi nga qyteti Memaliaj. Të pandehurit akuzohen për vjedhjen penale me pasojë vdekjen si dhe për armëmbajtje pa leje. Të tre të pandehurit janë autorë të ngjarjes së ndodhur në muajin mars ku gjetën vdekjen ish oficeri i Divizionit Labëria Pëllumb Shehu si dhe Sehat Shehu, polic në komisariatin e Gjirokastrës.
Seanca e parë në ngarkim të këtyre të pandehurve u shty për arsye të mos paraqitjes të njërit prej avokatëve mbrojtës. Fillimi i vitit ka sjellë për Gjykatën e Tepelenës një sëri gjykimesh që janë të bazuara mbi motivin e vrasjes./tvklan.al