Një pamje e re për Kopshtin Zoologjik të Tiranës (12 Janar 2001)
Këto kafshë të mbyllura prej vitesh në kopshtin zoologjik shumë shpejt do të ketë më shumë hapësirë që nuk do t’i ngjajë aspak izolimit të sotëm. Për herë të parë, një grup ekspertësh, arkitektë dhe specialistë do të hartojnë një masterplan për kopshtin zoologjik. Hapësira prej 7 hektarësh do të shfrytëzohet në maksimum në mënyrë që kafshëve t’u afrohet ambjeti natyrë.
Sipas drejtorit të Gjelbërimit, kafazët do të vendosen përgjatë rrethmit ekzistues të kopshtit. Në projekt, përveç rikonstruktimit të gjithë ambjentit është menduar dhe për shumimin e disa specieve të rralla. Për momentin duhet të shpëtohen dy buajt që ndodhen në Lushnje. Drejtori i Gjelbërimit, Dashamir Peza, thotë:
“Ne jemi një institucion edukativ dhe promovojmë dashurinë ndaj kafshëve. Duke pasur kushte kaq të këqija ne padashur bëjmë të kundërtën e asaj që është misioni ynë, pra dashuria ndaj kafshëve. Së pari do të sigurojnë vende më të denja për kafshët të cilat ne i kemi në kopshtin tonë zoologjik dhe ata të kenë kushte më normale të qëndrimit atje dhe së dyti do të arrijmë futemi për shtimin e specieve dhe llojeve të ndryshme të kafshëve.”
Pas viteve ’90 tendenca këtu ka qenë për të sjellë kafshë që nuk rriten në Shqipëri. Grupi i ekspertëve do të sjellë në ekuilibër ekspozimin e kafshëve që rriten në vendin tonë me ato që jetojnë në vendet e tjera./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti