Shtohet numri i fermave blegtorale në vend (12 Janar 2001)
Fermerët tanë në përpjekje për t’u rimëkëmbur ekonomikisht kanë gjetur një rrugë orgjinale dhe shumë fitimprurëse, atë të blegorisë. Kështu përshembull është shtuar numri i fermave blegtorale. Fshatarët tanë duke parë leverdinë ekonomike të lopës për mish dhe qumësht kanë kuptuar se duhet të investojnë pak dhe në luftimin e sëmundjeve në këto kafshë.
Gjatë vitit që shkoi është rritur prodhimi i mishit 7% duke siguruar 94% të mishit të freskët për popullatën. Kështu në këtë vit u prodhuan 6300 ton qumësht dhe 9000 ton mish më shumë se në vitin 1999. Në këto ritme është zhvilluar dhe sektori i pularisë në fshat. Duhet theksuar se prodhimi i vezëve në vitin 2000 krahasuar me vitin 1997 është rritur 2 herë dhe aktualisht synohte për eksportin e tyre.
Gjatë vitit të kaluar u prodhuan 16 milion kokrra vezë më shumë. Sipas statistikave sot në vendin tonë prodhohen 111 mijë tonë mish dhe 440 milion kokra vezë në vit./tvklan.al