Ofertat financiare për operatorin e dytë celular në Shqipëri – (15 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sot është data e hapjes së zarfeve me ofertën ekonomike për operatorin e dytë të telefonisë celulare. Në konkurrim merrnin pjesë dy kompani turke, Fintur Holding dhe Rumeli Telekom dhe kompania greke Vodafone. Me hapjen e zarfeve me ofertën financiare, kompania e parë Fintur, ofroi 25 milion dollarë, Rumeli Telekom ofroi 23 milion dollarë, ndërsa Vodafonë, kompania greke ofroi 25 milion dollarë.
Në këto kushte kur dy kompanitë ajo turke dhe greke ofruan sasi të barabarta parash, komisioni i vlerësimit të ofertave vendosi të diskutojë edhe njëherë, për të nxjerrë raportin përfundimtar, e për t’ia rekomanduar Ministrisë së Ekonomisë dhe Privatizimit, e cila do të shpallë dhe fituesin./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti