Kombinat Show – Lojërat e fatit dhe sa të varur janë shqiptarët prej tyre (13 Shkurt 2004)
Kombinat Show është një program nga Enkel Demi, i cili transmetohet çdo të premte në orën 20:30 në Tv Klan.
“Lojërat e fatit dhe sa të varur janë shqiptarët prej tyre” është tema e cila është trajtuar. Sa kohë shpenzojnë njerëzit pas bixhozit, veset që marrin prej tij dhe se si mund të rehabilitohen më vonë për të hequr dorë së luajturi. Për të diskutuar rreth kësaj teme, të ftuar janë:
Genc Pulaha, adminstratori i firmës “Mat Communication” i cili ka një web online “Interbast.com”. Ai gjithashtu është producent dhe më herët ka ushtruar profesionin e skenaristit.
Monika Lubonja, aktore mjaft e suksesshme e skenave shqiptare.
Ervin Çuli, aktor mjaft i njohur, por ndërkohë dhe një nga regjisorët më të mirë në moshë të re.
Ylli Rakipi, gazetar dhe drejtor i Gazetës “Albania”.
Lefter Sinani, mjek psikiatër.
Shpëtim Roqi, politikan dhe deputet i Partisë Balli Kombëtar.
Anjeza Braka, studente e Dramës gjithashtu dhe këngëtare.
Këngëtarja Artjola Toska prezantoi albumin e saj më të ri , promovimi i të cilit do të jetë në Pallatin e Kongreseve./tvklan.al