Shqipëri-Kosovë, miqësore nën shenjën e Covid
Challandes rezulton pozitiv, Reja “arnon” formacionin
Pandemia dhe dëmtimet do të ndikojnë shumë në lojën e Shqipërisë në miqësoren me Kosovën. Trajneri Reja do të tentojë të “arnojë” si të mundet formacionin duke bërë pa shumë titullarë. Italiani është i detyruar t’u besojë të rinjve të grumbulluar. Besnik i skemës 3-5-2, kësaj herë nuk është e qartë nëse do ta ketë të mundur. Pritet që në mbrojtje, Reja t’i besojë që prej minutës së parë Dokës, Çepeles, Hoxhallarit ose Ismajlgecit.
Në mesfushë Çokaj pritet të jetë debutues. Selahi do të ketë ndeshjen e tij të dytë pas pak minutave që u aktivizua në ndeshjen me Moldavinë një vit më parë.
Bernard Challande i cili nuk do të jetë në pankinë pasi rezultoi pozitiv me Covid -19, ka ndërtuar një formacion agresiv. Muriqi rikthehet në sulm i cili do të mbështetet nga Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha.
Për të dy skuadrat kjo ndeshje do të jetë si prova e fundit para takimeve zyrtare për Ligën e Kombeve, Shqipëria kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë ndërsa Kosova ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.
Tv Klan