TEG feston ditëlindjen e 9
Argëtim, festë dhe ulje në gjithçka
Qendra tregtare Tirana East Gate apo siç njihet nga të gjithë TEG feston 9-vjetorin e çeljes së saj. TEG është qendra më e vizituar në vend që mirëpret 9.6 milionë vizitorë çdo vit, të cilët e kanë kthyer në destinacion, ku gjejnë markat ekskluzive dhe modën e fundit.
Si çdo vit Nëntori përfaqëson muajin e ditëlindjes së qendrës dhe qendra shpërblen.
“Ky përvjetor do të festohet duke u fokusuar tërësisht tek uljet për klientët. Për herë të parë do të ofrojmë ulje në gjithçka, në çdo artikull në dyqanet më të rëndësishme të qendrës. Ulje të cilat fillojnë nga 20, 50 apo 70% në varësi të dyqanit”.
Të gjitha markat ndërkombëtare që i gjen në TEG, i janë bashkuar organizimit të këtij përvjetori, ato kanë ofruar ulje në mirënjohje të klientëve të qendrës, duke krijuar mundësi blerjeje si në çdo vend jashtë.
TEG është pjesë e Grupit Balfin.
Tv Klan