Numër i lartë të infektuarish dhe viktimash në Itali
Italia po regjistron shifra të larta infektimesh me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, në Gadishullin Apenin janë zbuluar 32 961 raste të reja me koronavirus.
Edhe numri i viktimave vijon të mbetet i lartë. 623 persona kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve. Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 42 953.
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shëruar 9 090 qytetarë.
Dyndja e të infektuarve me koronavirus ka ezauruar kapacitetet në sallat e terapive intensive në spitalin e Napolit. Pacientët në gjendje të rënduar janë të detyruar të marrin oksigjen, duke qëndruar në radhë me automjetet e tyre jashtë oborrit të spitalit./tvklan.al