U konfliktua dhe e mori peng, arrestohet 34-vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale M.D., pasi mori peng një person me të cilin u konfliktua.
Sipas policisë, 34-vjeçari u konfliktua me qytetarin me iniciale B.R., me të cilin pati një sherr për motive të dobëta.
Pas ngjarjes, 34-vjeçari mori peng në makinën e tij personin me të cilin u konfliktua.
Falë ndërhyrjes së policisë, qytetari u lirua, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë. Ai akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë. /tvklan.al