Studentët ndërtojnë makinë elektrike me materiale të ricikluara
Një grup studentësh holandezë kanë krijuar një makinë elektrike plotësisht funksionale të ndërtuar nga materiale të ricikluara.
Makinën e emërtuan “Luca”. E kanë dizajnuar me ngjyrë të verdhë, dy vendëshe dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 90 kilometra në orë. Mjeti elektrik është projektuar që të udhëtojë deri në 220 kilometra vetëm me një cikël baterie.
“Kjo makinë është realisht e veçantë, sepse është bërë e gjitha nga mbetjet e riciklueshme. Shasia e makinës është bërë me plastikën e ricikluar, për pjesën e brendshme përdorëm orendi shtëpiake”, tha menaxherja e projektit, Lisa van Etten.
Për trupin e makinës është përdorur plastikë e fortë, që zakonisht përdoret për televizorët, lodra të ndryshme apo pajisjet e kuzhinës.
22 studentë morën pjesë në këtë projekt dhe u deshën 18 muaj që makina të ndërtohej tërësisht.
Duke marrë shkas nga ky projekt, studentët thanë se kompanitë e automjeteve duhet të marrin në konsideratë faktin për të përdorur materiale të riciklueshme në ndërtimin e makinave. /tvklan.al