Belinda Dragoti flet për jetën private, tregon nëse ka të dashur


Belinda Dragoti flet për jetën private, tregon nëse ka të dashur

17:00 12/11/2020

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan modelja Belinda Dragoti nuk kishte si të shpëtonte nga pyetja e moderatores Mirela Milori nëse ka të dashur. Nga përgjigja që ajo dha, la të nënkuptohet se është në një lidhje dashurie me dikë që e kupton dhe e mbështet në çdo moment.

Mirela Milori: Ke të dashur?

Belinda Dragoti: Duhet të përgjigjem patjetër?

Mirela Milori: Po ti e dhe përgjigjen duke ngurruar kaq shumë. (qesh)

Belinda Dragoti: Edhe po thashë po edhe po thashë jo, do bëhen lajme. Unë më tepër do flisja për ndikimin që mund të ketë një mashkull në jetën time sesa ke apo nuk ke.

Mirela Milori: Domethënë është dikush që ke në jetën tënde?

Belinda Dragoti: Unë mundohem që nëse kam një lidhje ose dhe nëse nuk e kam të mos ndryshoj rrënjësisht sesi jam. Pra të jem me dikë që më ndihmon mua të jem versioni më i mirë i vetes sime dhe jo të ndryshoj rrënjësisht ose të kufizohem në ato që dua të bëj. Pra nëse dikush nuk e ka kapacitetin që të arrijë të më mbështesë dhe nga ana psikologjike tek ajo që unë kam zgjedhur, nuk besoj se do ishte  diçka e mirë për karrierën time që unë të ndihem rehat me veten time sepse shoh shumë vajza që shkëputen, mbyllen nga televizioni, mbyllin Instagramet e veta dhe i lënë ëndrrat e tua përgjysmë. /tvklan.al






Të ngjashme