Mblidhet grupi socialist, diskutimi për ndarjen e re elektorale – (16 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Grupi parlamentar socialist, ka nisur diskutimin e hartës së re elektorale për zgjedhjet parlamentare. Sipas kryetarit Malaj, në rast se projekti për ndarjen e 100 zonave, për deputetët do të hasë në debate, ai mund të rikthehet për rishqyrtim në komisionin parlamentar të ligjeve.
Kryetari i mazhorancës socialiste Malaj, paralajmëroi mbledhjen e kolegjit parlamentar me kryetarët e grupeve parlamentare të koalicionit. Diskutimi i zonave elektorale pritet të krijojë probleme brenda mazhorancës, sidomos në zonat, ku do të kandidojnë edhe aleatët./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame