Komisioni i jashtëm kundër hapjes së bisedimeve me Jugosllavinë – (16 Janar 2001)


Komisioni i jashtëm kundër hapjes së bisedimeve me Jugosllavinë – (16 Janar 2001)

21:38 16/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Komisioni i jashtëm parlamentar, i ka tërhequr vëmendjen Ministrisë së Jashtme, që të këshillohet me strukturat parlamentare përpara se të marrë vendimet diplomatike. Komisionerët nuk janë shprehur kundër hapjes së bisedimeve me palën jugosllave, për rivendosjen e marrëdhënieve. Në këto bisedime pala shqiptare, duhet të këmbëngulë në lirimin e të burgosurve kosovarë, nxjerrjen përpara gjyqit të Hagës së kriminelëve, si dhe rrëfimin nga pala serbe, të zonave të minuara në kufi.

Pas mbledhjes së komisionit të jashtëm parlamentar, deputetët Sabri Godo dhe Arta Dade kanë diskutuar problemin e rivendosjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë me Presidentin Rexhep Mejdani./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme