Joe Biden thyen një tjetër rekord, fiton në shtetin që për 70 vite ishte bastion republikan


Joe Biden thyen një tjetër rekord, fiton në shtetin që për 70 vite ishte bastion republikan

10:59 13/11/2020

Joe Biden ka fituar zgjedhjet edhe në shtetin që konsiderohet bastion i republikanëve në SHBA. Bëhet fjalë për shtetin e Arizonës, ku fitorja e Biden ishte parashikuar disa ditë më parë.

Në këtë mënyrë, Joe Biden bëhet demokrati i dytë në 70 vjet që fiton shtetin e Arizonës, tradicionalisht republikan.

Fitorja e Biden në Arizona u jep republikanëve 290 vota elektorale në Kolegjin Zgjedhor.

Ndërkohë, Presidenti amerikan në detyrë Donald Trump refuzon që të pranojë humbjen në zgjedhje, duke u kapur pas pretendime për manipulime.

Ekipi i Trump ka bërë disa padi për manipulime votash dhe ka kërkuar rinumërim. Deri më tani, rinumërimi ka nisur në shtetin e Georgia, për shkak të diferencës së ngushtë të votave që u ndanë dy kandidatët, Trump dhe Biden.

Refuzimi i Donald Trump për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit ka bllokuar procesin e tranzicionit të administratës së re.

Agjencia federale e Shërbimeve të Përgjithshme, që normalisht do të duhet të aprovonte fondet për presidentin e zgjedhur dhe administratën e tij, nuk e ka njohur ende Joe Biden si fitues. /tvklan.al






Të ngjashme