Durrës, hapet ambulanca e re për banorët e Spitallës – (17 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është ambulanca e re për banorët e Spitallës në Durrës. Investimet e kësaj ndërtese arritën shumën 45 mijë dollarë dhe ka qenë Kryqi i Kuq spanjoll që investoi për këtë qendër shëndetësore, ndërsa pajisjet e brendshme u dhuruan nga Kryqi i Kuq belg, i cili ka kompletuar mjediset me mobilie dhe pajisje shëndetësore.
Në këtë qendër punojnë pesë mjekë dhe katër infermierë, duke i ardhur në ndihmë kësaj zone të mbipopulluar të Durrësit. Shiritin e përurimit e preu me këtë rast kryebashkiaku Miri Hoti./tvklan.al