Blue – Valbona Selimllari: Nga vajza çapkëne, në Miss Globe (24 Prill 2005)
Vitet duken sikur numërohen mbrapsht për Miss-in e parë shqiptar Valbona Selimllari. Në një rrëfim në emisionin Blue nga Bledi Strakosha, Valbona sjell detaje të tjera nga jeta e saj që nga fëmijëra. Ajo tregon se ka qenë gjithmonë shumë çapkëne, e shkathët dhe deri në moshën 16-vjeçare sillej si djalë.” Edhe pse babai nuk mungonte në shtëpi, duke patur dhe dy motra, ndjeja nevojën të bëja mashkullin e shtëpisë.”
Emocionet e mëdha kur fitoi çmimin Miss Globe dhe rrjedha që mori më pas jeta e saj. Endrra më e madhe ishte të bëhej aktore, nuk e ushtroi kurrë si profesin, por e ndjeu afër kur për herë të parë u bë imazh i kompanisë më të madhe të vajit Olim./tvklan.al