Rikthehen maskat në Lezhë, policia e Durrësit arresime – (17 Janar 2001)


Rikthehen maskat në Lezhë, policia e Durrësit arresime – (17 Janar 2001)

16:02 17/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001,=

Dy kriminelë të maskuar grabitën udhëtarët e një autobusi dhe vranë njërin prej pasagjerëve. Ngjarja ndodhi dje pranë malit të Kreshtës në Lezhë. Viktima është Nikoll Luka, i cili humbi jetën nga plumbat që grabitësit lëshuan mbi autobusin e linjës Ogrenj-Lezhë. Tashmë policia ka identifikuar njërin prej keqbërësve dhe bëhet fjalë për 30-vjeçarin Agim Dedgjoni, i cili u shpall menjëherë në kërkim.

Ndërsa policia e Durrësit ka mbajtur shënim natën e Viti të Ri, gjithë personat që kanë qëlluar me armë zjarri dhe kanë hedhur lëndë shpërthyese. Ky informacion ka shërbyer si bazë e operacionit, që ka nisur dje dhe vazhdon edhe sot, ku uniformat blu, kanë trokitur nëpër dyert e atyre që shprehën harenë me armë./tvklan.al






Të ngjashme