Ambasada zvicerane në Tiranë proteston ndaj ndërtimit të pallatit pranë saj – (17 Janar 2001)


Ambasada zvicerane në Tiranë proteston ndaj ndërtimit të pallatit pranë saj – (17 Janar 2001)

16:30 17/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ambasada zvicerane ka protestuar sot ndaj rifillimet të punimeve pranë rezidencës së saj nga firma “Tekno Projekt”. Sipas kësaj ambasade, ajo është e çuditur nga rifillimi i papritur i punimeve, në parcelën që është pronë e konfederatës zvicerane në rrugën “Donika Kastrioti”. Ambasada është gjithashtu në kontakt me autoritet zvicerane, si dhe me misionet e tjera diplomatike të prekura.

Të njëjtin shqetësim ka ngritur dhe OSBE dhe ambasada britanike. Ndërkohë këshilli teknik i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, i ka kërkuar sekretarisë së KRRTSH, të pezullojë punimet për objektin 16 katësh në rrugën “Donika Kastrioti”, megjithatë kjo firmë pa u shqetësuar vazhdon punimet./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme