Motori bën për spital një grua
Një grua përfundoi në spital pasditen e kësaj të premteje në Tiranë, pasi u aksidentua nga një motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në Kombinat. Gruaja, një 51-vjeçare me iniciale M.M., lëvizte në këmbë, kur u përplas nga një motor që drejtohej nga I.Xh..
Policia thotë se e dëmtuara u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al