PD: SPAK të mos zvarrisë hetimet për Ervin Bushatin
Partia Demokratike ka përsëritur edhe njëherë akuzat kundër deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Në një deklaratë, PD deklaron se Bushati po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.
Më tej partia më e madhe e opozitës kërkon nga SPAK që të mos zvarriten hetimet dhe shton se kjo strukturë nuk duhet të zhgënjejë pritshmëritë e qytetarëve.
“Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj. Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe fallsifikimit të dokumentave për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.
SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë! Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’i kthehet qytetarëve. 👇”, është ky reagimi i PD.
Më herët SPAK konfirmoi sot për Partinë Demokratike se kundër deputetit Ervin Bushati ka nisur një hetim për 2 vepra penale./tvklan.al